Si qel zogu?
Materialet dhe mjetet: dy pjata letre, letra me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, laps, gërshërë, ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën komentoni fotografinë e ciklit jetësor të pulës dhe më pas lejoni fëmijën të tregojë vetë pa i parë fotot.
Merren dy pjata të letrës ku njëra pritet me gërshërë, në formë zig-zage, nga fëmija. Në letrën e verdhë vizatohet një gjysmëhark, ndërsa nga letra ngjyrë portokalli vizatohet dhe pritet hunda e zogut. Sytë vizatohen me ngjyrë të zezë, dhe nëse pendlat janë në dispozicion do t’i jepnin më shumë karakteristika trupit të zogut.
Pasi të priten pjesët e zogut, ngjiten me ngjitës në pjatën e plotë duke e formuar zogun dhe më pas për pjatën e plotë ngjitet njëra pjesë e pjatës së prerë. Pjesa tjetër e pjatës mund të kapet duke e shpuar dhe lidhur me penj apo me thumb që të ketë mundësi të hapet veza.
Në fund, fëmija përshkruan me fjalët e tij/saj procesin e punës për punimin e zogut të tij/saj.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.