Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan emocionet e anëtarëve të familjes.

Materialet dhe mjetet: gurë me formë rrethore, vezake, fletë e bardhë, ngjyra uji, brusha, ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Një bisedë për pushimet se si i kalojmë ato në kohë dhe vende të ndryshme. P.sh., kur shkojmë për pushime? Ku shkojmë? Çfarë marrim me vete? Ku kënaqemi më shumë? Kush nga familjarët e shpreh gëzimin më shumë? Si e shpreh gëzimin? etj.

Merret një fletë e bardhë dhe vizatohet: Pushimet në det. Më pas zgjidhen gurët sipas formës dhe madhësisë varësisht se cili anëtar i familjes është dhe pikturohen sipas dëshirës. Në fytyrë fëmija e vizaton shprehjen e emocioneve për secilin anëtar të familjes. 

Pas përfundimit të punimit, fëmija e prezanton para familjarëve pikturën e tij/saj duke përshkruar edhe emocionet e tyre kur ata janë për pushime në det. P.sh., vëllai i vogël kërcen në vend dhe mezi pret që të nisemi kur flasim për det, etj.