Materialet e nevojshme: Kapëse, rroba të lehta dhe vigu i rrobave.
Aktiviteti: Kërkoni ndihmë nga fëmija juaj të ju ndihmojë për t’i renditur rrobat në vigun e rrobave. Në kovën e mbushur me rroba të ndryshme, fëmija duhet të dallojë vetëm rrobat e tij, dhe të mundohet njësoj sikurse ju, t’i vendosë në vig dhe t’i kap ato me kapëset të cilat duhet të jenë të përshtatshme për dorën e fëmijës. Kapja e kapëseve kërkon forcë, e cila do t’i ndihmojë fëmijës në zhvillimin e duarve dhe gishtërinjve. Këto aftësi do ta përcjellin në vazhdimësi në kryerjen e detyrave të ndryshme, duke e mësuar kështu të jetë bashkëpunues dhe ndihmues me rrethin e tij.