Materialet e nevojshme: Pako dhe disa letra
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët nuk i duan lajmet kur ne i hapim për t’i shikuar në televizor. Ata kanë shumë dëshirë që të jenë vet në qendër të vëmendjes dhe jo televizori. Kësaj radhe të bëjmë një ndryshim me fëmijët tanë në kohën e lajmeve, t’ju japim atyre radhën t’i udhëheqin lajmet e shtëpisë çka ka ndodhur gjatë ditë, apo pse jo të na japin dhe lajmet e lodrave te tyre.
Të krijojmë nga paketat e kartonit që kemi në shtëpi një TV për fëmijët dhe më pas fëmijët mund të kalojnë pas TV nga paketa që të na japin lajmet e ditës.
Lajmet e ditës po ashtu mund të jenë lidhur me ushqimet që i kanë ngrënë atë ditë, ndodhitë gjatë ditës apo edhe në shkollë, si dhe ngjyra më e mirë dhe e preferuara e tyre. Kështu fëmijët mësohen t’i ndajnë nevojat e tyre, të mirat e tyre dhe t’i kuptojnë hollësitë tjera. Pse mos ta ndërroni vendin me fëmijën tuaj? Kaloni ju herën tjetër pas TV që të vazhdoni me lajmet e ditës dhe jepni fëmijës telepilotin në dorë, ku ai mund t’ju ulë apo dhe t’ju ngritë zërin gjatë lajmeve. Kjo e bën këtë lojë shumë më atraktive.