Ku është?
Materialet dhe mjetet: Libri me figura të kafshëve, kukulla ose lodra e preferuar e fëmijës.
Zhvillimi i aktivitetit: Uluni së bashku me fëmijën në pjesën e preferuar të shtëpisë dhe merrni një libër me figura ose kukullën/lodrën e preferuar të tij/saj. Shfletoni faqet e librit duke e nxitur edhe fëmijën që t’i shfletojë dhe në fotot që i shikoni tregojini fëmijës pjesët e trupit të kafshës në përrallë. Ju mund ta bëni këtë edhe me pjesët e trupit të kukullës ose lodrës së preferuar dhe të kërkoni nga fëmija t’ju tregojë se ku është syri, veshi, hunda, koka, dora dhe këmba. Gjithashtu mund edhe ta pyesni ku është veshi? ku është syri?, etj. dhe të kërkoni që fëmija t’i prekë pjesët e kërkuara tek kukulla ose lodra.