Krahasojmë gjurmët tona
Zhvillimi i aktivitetit: Sot, tregojini fëmijës se do ta krahasoni së bashku gjurmën e duarve ose të këmbëve tuaja. I keni disa mundësi për ta bërë këtë: merrni dy tepsi të sheshta dhe vendosni në to oriz ose miell. Ju vendoseni dorën tuaj në një tepsi kurse në tjetrën e vendos fëmija. Nxiteni fëmjën që në momentin kur i shikon të dyja duart ta shprehë ndryshimin që e sheh. Lejojeni ta vendosë dorën e tij/saj përmbi dorën tuaj në tepsi ose edhe mbi dorën tuaj, edhe kur fëmija është ulur në prehrin tuaj. Këtë aktivitet mund ta bëni edhe me këmbë ose me secilin gisht tuajin.
Një kujtim i bukur do të ishte nëse ju i vendosni duart tuaja njëra pas tjetrës mbi plastelinën prej brumi dhe e lini të thahet. Pastaj vendoseni atë në një vend të dukshëm në mjedisin ku rrini.