Ku është pranvera?

Materialet dhe mjetet: fletë vizatimi, ngjyra të qiririt, ngjitës, gërshërë, thumb, letër kartoni.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si duket pranvera? Si i gëzohen fëmijët pranverës? etj. (është mirë që para aktivitetit të bëhet një shëtitje në park, natyrë, apo oborr).

Merret fleta e vizatimit dhe vizatohet natyra me disa drunj dhe më shumë hapësirë të lirë për barin ku do të vendosen fëmijët në kolovajzë. Në një letër tjetër vizatohen fëmijët, kolovajza dhe zogjtë të cilët pas vizatimit dhe ngjyrosjes priten për t’u vendosur mbi vizatim. Që vizatimi të qëndrojë më fort, një letër kartoni sa vizatimi pritet dhe me ngjitës ngjitet vizatimi mbi të. Vizatimet e fëmijëve ngjiten me ngjitës në kolovajzë kurse kolovajza me thumb kapet për vizatimin. Pas përfundimit të punës, fëmija me dorë luhat kolovajzën. Në vizatim mund të jenë shoku apo shoqja e tij/saj etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentojini vargjet e këngës me fëmijën!

Na ka ardhë pranvera, në degë zogu këndon, nëpër fusha kudo lulja kundërmon. Grurit rritet n’ara, sikur deti valon / bujku derdh djersën, kësulën shtrembëron.