Kombinojmë format
Në një kuti këpucësh apo çfarëdo kutie që kemi në shtëpi (ose edhe e bëjmë vetë një kuti me karton), hapim një ose dy vrima rrumbullake ose të formave të tjera me madhësi të ndryshme.
Vendosni lodra apo objekte të shtëpisë të madhësive të ndryshme në kuti dhe orientoni fëmijët se si duhet të veprojnë.
Në fillim, shikoni se çfarë do të bëjnë me lodrat dhe kutinë me vrima. Lërini të përpiqen që ta kuptojnë dhe ta luajnë lojën vetë ashtu siç ata duan. Më pas mund të kërkoni prej tyre që t’i fusin objektet në formën e caktuar sipas madhësisë së lodrës ose objektit.
Në varësi të moshës së fëmijëve:
Kutia mund të ketë më pak ose më shumë vrima.
Kutia mund të qëndrojë në dysheme, ose fëmija mund të përpiqet ta fusë objektin tek vrimat duke e lëvizur kutinë.
Për fëmijët e vegjël, kthejeni kutinë përmbys ashtu sikur në foto dhe fëmija e fut topin në kuti.
Për fëmijët më të vegjël, kthejeni kutinë përmbys dhe fëmija fut dorën në kuti për t’i kapur topat, objektet e tjera, lidhëset e këpucëve, fije të ndryshme si në foto, etj… Në këtë rast kërkoni prej fëmijës që të gjejë se çfarë ka kapur derisa e ka dorën ende brenda në kuti dhe më pas kur e nxjerr dorën le t’ju tregojë çfarë ngjyre ka, sa i/e madh/e është, çfarë është, sa i pëlqen, etj.