Kush mungon?
Mbushet shporta me pemë dhe perime të cilat i keni në shtëpi.
Bashkëbisedoni me fëmijën se cilat nga to janë perime dhe cilat nga to janë pemë? Cilat nga to duhet pastruar? Si konsumohen?, etj.
Merret një shportë me pemë dhe perime, një për lloj, sa më shumë aq më mirë ( qepë, patate, molla, dredhëza, presh, hudhër, domate, speca etj.). Çdo frut që vendoset në shportë emërtohet dhe përshkruhet, si p.sh. “kjo është mollë e kuqe, kjo është qepa, e kështu me radhë, me qëllim që t’i mbajë në mend pemët dhe perimet që janë vendosur në shportë.
Fëmija kthen kokën pas kurse i rrituri largon një pemë apo perim nga shporta. I kërkohet fëmijës ta kthej kokën dhe të shohë cila pemë apo perime mungon nga shporta. Pas përfundimit të lojës e cila zgjat aq sa kërkon fëmija merrini dhe pastroni pemët dhe perimet duke i ndarë në shporta apo pjata të veçanta.
Bisedoni me fëmijën tuaj për dizajnin e pjatës “sallatë me pemë “ dhe “sallatë me perime” ngjashëm me shembujt e dhënë apo sipas dëshirës së fëmijës dhe sipas frutave që i keni në dispozicion.
Shijoni dhe bisedoni se sa të rëndësishme janë pemët për shëndetin tonë.