Luajmë mini-basket
Sot lojën mund ta luani në shtëpi ose në oborr. Ne ju rekomandojmë që ta luani në oborrin e shtëpisë apo të banesës, dhe ju rekomandojmë që të luani bashkë me fëmijët e tjerë që banojnë afër jush.
Për lojën e mini-basketit, do t’ju duhen:
Disa gota plastike të cilat ju mund t’i ngjisni në murin e banesës, apo në murin rrethues të shtëpisë apo pallatit, si dhe disa topa të vegjël, të cilët mund t’i bëni edhe duke i bërë bashkë dhe duke i ndrydhur në grusht disa letra të bardha apo çfarëdo letre tjetër.
Përcaktoni një largësi nga mini-koshat [gotat plastike] dhe vendosni rregullat e lojës: vraponi me top në dorë vetëm 4 hapa dhe pastaj ose e gjuani në kosh ose ia pasoni topin shokut/shoqes.
Nëse jeni duke luajtur disa shokë e shoqe bashkë, bëni një garë.
Nëse do të qëndroni në banesë apo në shtëpi, ngjitini gotat e plastikës [mini-koshat] sikur në foto në skaj të tavolinës dhe provoni të bëni sa më shumë kosha.