Kërcim pranveror

Materialet dhe mjetet: shkumës dhe letra me ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti mund të zhvillohet në mjedisin e jashtëm duke vizatuar disa forma lulesh në të cilat vendosen shkronja të ndryshme në mënyrë që, kur fëmija të kërcejë në to, të përmend një objekt ku gjendet ajo shkronjë. Nuk është e nevojshme që fëmija të gjejë saktësisht shkronjën, mjafton të emërtojë një objekt. Fëmija fillon të zhvillojë të kuptuarit për shkronjat, por në këtë moshë është normale që të gabojë.

Ndërkohë ky aktivitet mund të realizohet edhe në një karton të madh ku vendosen lule me ngjyra të ndryshme që kanë numra apo shkronja. Përdoret zari që fëmija e gjuan dhe në varësi të numrit sheh lulen dhe kërcen në të.