Më trego çfarë shikon
Materialet dhe mjetet: një CD e vjetër, një tub letre, laps, copë e vogël kartoni, bojë ose lapsa me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Ndiqni hapat së bashku më fëmijën sikur në figurat:
- Fëmija ngjyron tubin e letrës me çfarëdo ngjyre që i pëlqen
- Prindi e ndihmon fëmijën për të bërë një prerje të pjerrët afër fundit të tubit të letrës
- Në anën e kundërt të prerjes së pjerrët, prindi pret një katror
- Me një letër në të cilën ka një prerje në mes, mbyllen të dy skajet e tubit të letrës
- Në prerjen e pjerrët, vendosni CD-në.
Pyeteni fëmijën se çfarë po shikon? Kërkojini që të lëvizë nëpër dhomë…a ndryshon ajo që fëmija po shikon? Si ndryshon?