Kartolina ime për ty

Materialet dhe mjetet: karton, pulla, penj, makarona, shirita.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot bashkë me fëmijën bëjeni një kartolinë për Vitin e Ri.

Bashkëbisedoni për festat e fundvitit, atmosferën festive që krijohet në shtëpi, urimet që njerëzit ia dërgojnë njëri-tjetrit, kartolinat për më të dashurit.

Së bashku me fëmijën filloni një kartolinë të vogël prej kartoni. Fëmija zgjedh vetë dekorimet që do t’ia bëjë kartolinës. Gjatë bisedës tregon se për kë e punon kartolinën. Bisedoni pse e ka zgjedhur atë person për t’ia punuar kartolinën, çfarë ka të veçantë ai person dhe çka dëshiron t’i urojë, e pastaj me ndihmën tuaj shkruani kartolinën bashkë.

Në kartolinë mund të përdorni lule prej cope, pulla, makarona, shirita me materiale të vjetra që keni në shtëpi etj.

Në fund, së bashku me fëmijën, shkruani emrin e fëmijës dhe “Gëzuar festën!”.