Dhuratë për ju

Materialet dhe mjetet: penj, karton apo kuti, gërshërë, pulla.

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën përdorni material që keni në shtëpi për të përgatitur një dhuratë, si p.sh.: penj, dekorime të ndryshme, pulla, një pako këpucësh apo ndonjë karton të ndryshëm.

Fëmija mund të përdorë vizatime të ndryshme të vetat apo ndonjë figurë të punuar së bashku me ju për ta dhuruar për Vitin e Ri. Bisedoni me fëmijën që dhuratat më të vlefshme janë ato që punohen vetë me dorën e tyre, e nuk janë më të vlefshme dhuratat që blihen me para. T’i mësojmë fëmijët që dhuratat më të mira janë kur ne punojmë për dikë një vizatim special apo një punë dore speciale.

Lejojeni fëmijën ta mbështjellë dhuratën sipas dëshirës dhe ta shkruajë, me ndihmën tuaj, emrin mbi dhuratë dhe për kë është përgatitur dhurata.