Kam të ftohtë
Materialet dhe mjetet: letër e bardhë apo me ngjyra, penj të ndryshëm, material stofi të ndryshëm, ngjitës, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën duke e pyetur: “Kur ndjen të nxehtë? Kur ndjen ftohtë? Cilat veshje i veshim verës e cilat dimrit? Pse vëmë kapelë, shall dhe doreza? Cilat rroba na mbajnë më ngrohtë: të hollat? Të trashat? Të pambukut, të leshtat? Apo të najlonit?”
Lexohet gjëegjëza për dorezat “Janë dhjetë, heqim dhjetë, mbesin dhjetë”(dorezat me dhjetë gishtat).
Merren letrat e bardha apo me ngjyra, vizatohen, prehen dhe sipas dëshirës modelohen me materiale të ndryshme.
Shkarkoni fletoren e punës KËTU.