Kaleidoskopi
Sot fëmija juaj mund t’i shikojë planetet apo yjet në qiell me kaleidoskop. Ai/ajo mund ta përdorë kaleidoskopin për të parë edhe gjatë ditës.
Çfarë ju duhet:
-Një kuti cilindrike [kanaçe] e patatinave [Pringles….etj]
-Letër e shndritshme ose letër alumini
-Një çekan dhe një gozhdë
-Ngjitës i tejdukshëm
-Xixa, forma të tjera me vezullim.
Hapi 1: Shpëlani dhe thajeni kanaçen!
Hapi 2: Rrotullojeni një copë letër argjendi të shndritshme [letër alumini] dhe vendoseni brenda kanaçes.
Hapi 3: Mbuloni pjesën e jashtme të kutisë me një letër me ngjyrë [në figurë është ngjyrë vjollcë]. Dekorojeni nëse dëshironi me zbukurime të ndryshme!
Hapi 4: Përdorni një çekan dhe një gozhdë për ta hapur një vrimë në fundin e mbyllur të kanaçes, nga e cila do të shikoni.
Hapi 5: Kapakun e kanaçes mbulojeni me ngjitës të tejdukshëm dhe në të vendosni xixa ose forma të tjera me vezullim.
Fëmija mund të shikojë me kaleidoskop edhe ditën edhe natën. Kërkoni që t’ju tregojë për ndryshimet që i vëren.