Flluskat fluturuese

Sot bashkë me fëmijën mund të vizitoni parkun e madh të qytetit dhe fëmija mund të luajë e të zbavitet pafundësisht.

Por nëse vendosni të qëndroni në shtëpi, ose pasi të ktheheni nga parku, tregojini fëmijës që sot do të krijojë flluskat fluturuese.

Për këtë ju duhen vetëm ujë dhe pak detergjent të enëve si dhe një pip. Nëse i përzieni fort këta dy përbërës me rrahëse vezësh ose me mikser, mund ta krijoni edhe një shkumë të madhe me të cilën fëmija do të kënaqet duke luajtur me të.

Fëmija mund t’i krijojë flluskat fluturuese në gotë, në tepsi, në pjatë, në një shishe të vogël etj.

Lejojeni të fryjë me pip dhe të krijojë sa më shumë flluska fluturuese e të shikojë sa lart shkojnë, si plasin etj.