Vjeshta në pikturën time 

Rezultati i pritur: Fëmija përzgjedh materialet e duhura për punën e tij/saj

Materialet dhe mjetet: Fleta të bardha A4, laps, fleta me ngjyra, gjethe të ndryshme, ngjitës etj.( varësisht sipas dëshirës dhe materialeve në disponim).

Zhvillimi i aktivitetit:Janë dhënë disa ide. Punohet ajo çfarë dëshiron fëmija dhe materialeve që gjenden në shtëpi.

1.Ky punim punohet me gjethe të pemëve, lule të ndryshme, farëra dhe shkopinjë të hollë. 

kur asnjeren nuk mund ta gjejme perdorim disa fije shpageta, pak kafe pak oriz apo fasule, keto i ngjyrosim ne ngjyrat e vjeshtes dhe i perdorim ne punimin e natyres se vjeshtes. Nese nuk keni ngjitese te lenget ne shtepi pak uj dhe sheqer mund te ju ndihmoje si ngjites natyral, apo edhe pak brume me uje dhe miell.

Vizatohet njëherë  me laps se si do të duket ideja për natyrën në vjeshtë. Vendoset ngjitësi dhe imitohen drunjët me gjethe, rruga me farëra të luleve apo duke grimcuar gjethet e thara, rrethoja me shkopinjë të hollë dhe shtohen edhe gjëra të tjera sipas dëshirës së fëmijës psh. lule në formë dielli etj. (te gjitha mund te zevendesohen me materiale qe keni ne shtepi)

2.Në shembullin e dytë merren letra kuzhine me ngjyra. Letrat ndahen në gjysmë ku më pas përdridhen për të formuar trungun dhe degët e pemës. Vizatohet trungu dhe degët dhe mbi vija vëhet ngjitësi. Fëmija imiton vijat me letrën e përdredhur. Gjethet punohen duke ndarë letrën e kuzhinës me ngjyra sipas ngjyrave të gjetheve në vjeshtë dhe me ngjitës vendosen në vende të ndryshme të drurit duke krijuar kështu një laramani gjethesh në një pemë.

3.Në shembullin e tretë në një fletë A4 vizatohet nga fëmija trungu dhe     disa vija për degë. Vendoset ngjitësi mbi vijat e vizatura. Gjethet e thara shtypen me dorë duke i grimcuar dhe vendosen mbi ngjitës.

 

 

 

 

 

Nxiteni fëmijën të përdor edhe materiale të tjera për piktura të tjera.