Loja “Shkel dhe prek rrathët me ngjyrë të njëjtë”
Materialet dhe mjetet: fleta me ngjyra apo fleta të bardha (ngjyrosen me ngjyrë), gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren letra me ngjyra të ndryshme dhe prehen në formë rrethi. Disa fleta ngjiten në hapësirën e murit e të tjerat vendosen në dysheme. Fëmija prek me dorë fletën rrethore me ngjyrë dhe me këmbë duhet të shkelë në fletën rrethore me po të njëjtën ngjyrë. Nëse fëmija gabon, loja duhet të nisë nga fillimi. Sipas dëshirës së fëmijës, loja mund të luhet me fleta rrethore me më shumë ngjyra dhe nëse dora e djathtë ka prekur p.sh. ngjyrën e verdhë, atëherë këmba e djathtë duhet të shkelë fletën me ngjyrë të verdhë, dhe nëse dora e majtë ka prekur të kuqen, atëherë edhe këmba e majtë duhet të shkelë ngjyrën e kuqe.