Fytyrat qesharake
Zhvillimi i aktivitetit: A jeni ulur ende së bashku para pasqyrës me fëmijën tuaj pasi i ka mbushur 6 muaj? Ndoshta është koha për ta bërë këtë sot.. ?
Prezantoni veten dhe femijën para pasqyrës. Lejojeni të përshtatet. Mund të kthehet e t’ju shikojë juve, mund të rrotullohet e të kthehet sërish nga pasqyra…çdo gjë që bën është në rregull.
Më pas ju bëni fytyrën qesharake dhe prisni reagimin e fëmijës. Me qetësi dhe buzëqeshje reagoni ndaj lëvizjeve dhe përpjekjeve të tij/saj. Ju mund edhe ta imitoni fytyrën e fëmijës. Kthejeni këtë kohë në lojë argëtuese së bashku. Për fëmijët më të vegjël, bëjini fytyrat qesharake duke i qëndruar fëmijës përballë.