Materialet e nevojshme: Një letër dhe disa mjete kuzhine
Zhvillimi i aktivitetit: Kjo lojë nxit kureshtjen te fëmijët, duke i bërë fëmijët më të vëmendshëm dhe më të gatshëm për t’i hulumtuar fshehtësitë e përgatitura.
Fillimisht ju mjafton të keni një letër të madhe, ku do ta vizatoni një hartë të sallonit tuaj duke vendosur me pika ku janë ulëset, ku është tavolina apo edhe tepihu, e më pas kërkoni që fëmija t’i mbyll sytë dhe ju fshihni nën tepih, apo tavolinë dhe karrige, disa gjëra të vogla, si lugë apo pjatë apo edhe kapëse të ndryshme flokësh që keni në shtëpi.
Në hartë vendosni pikëpyetje dhe jepjani fëmijës hartën, jepni udhëzimin kështu: “Këtu ke shumë vende me fshehtësi, por shko dhe zbuloji aty ku i ke pikëpyetjet sipas hartës”.
Kërko dhe hulumto sepse ke shumë gjëra të fshehura brenda dhomës. Nëse ka vështirësi t’i gjejë, i ndihmoni pak me udhëzime verbale nga larg, por lëreni të sfidohet fëmija derisa i gjen të gjitha.