Frutat freskuese
Për këtë lojë para se të filloni me aktivitetin diskutoni se çfarë përbërës përmbajnë lëngjet e frutave që i blejmë në dyqan e që nuk janë të shëndetshme për shëndetin e fëmijëve. Marrim idenë e fëmijës se me çfarë gjësende që ne i kemi në shtëpi mund të përgatisim lëngje të freskëta: mund të marrim pemët që i kemi në shtëpi, i shtrydhim bashkë me fëmijën, i vendosim në figorifer për tu ftohur pak dhe familja do të ketë lëngje nga frutat e freskëta. Pasi lëngu qëndron rreth gjysmë orë në frigorifer fëmija e hedh nëpër gota dhe e servon për familjarët. Fëmija duhet të pyetet rreth shijeve të ndryshme që mund të kenë lëngjet e frutave. Fëmija mund të provojë edhe ti përziejë lëngjet nga frutat e ndryshme dhe të zbulojë shije të reja dhe ngjyra të reja. Ju po ashtu mund ti mësoni ndonjë gjëegjëzë apo vjershë për ndonjë frut. Në të njëjtën kohë aktiviteti është atraksion pasi fëmija po kontribuon vetë në krijimin e produktit por në të njëtën kohë ju po e vetëdijësoni për ushqimet të cilat janë të shëndetshme dhe jo të shëndetshme për të.