Makinat elektrike
Materialet dhe mjetet: kuti kartoni, letra me ngjyra, kapakë të shisheve, ngjitës, laps etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën për pajisjet elektro-shtëpiake duke e pyetur: Cilat janë ato? Si duken? Pse na nevojiten? Si duhet të kemi kujdes gjatë përdorimit të tyre? Flisni me fëmijën se si ishin kryer punët në të kaluarën kur nuk ishin këto pajisje. Pyetni: Si ndihmuan shpikësit e këtyre pajisjeve që të na krijojnë kushte më të mira në jetën tonë? Po ti, si mendon (pyetet fëmija) të ndihmosh të tjerët duke shpikur një pajisje tënden? etj.