Materialet e nevojshme: Ky aktivitet mund të zhvillohet në dysheme, ku nevojitet vetëm një shkumës, ndërsa mund ta përdorni edhe një karton për të cilin ju duhet një marker i zi apo me ndonjë ngjyrë tjetër.
Ju mund të luani së bashku me fëmijën duke zgjedhur nga një makinë të vogël apo ndonjë objekt tjetër. Së bashku me fëmijën duhet ta vizatoni një labirint si ai që është në figurë ose të përafërt. Në pjesën e labirintit mund ta vendosni dhomën e surprizave që ju tregon nga duhet të shkoni, mund të vendosni emocione të ndryshme (të vizatuara në një fytyrë të lumtur, mërzitur, duke qeshur, etj.) ku fëmija duhet të ndalojë dhe ta imitoj dikë duke e bërë atë emocion, apo prindi mund ta bëj të njëjtën gjë. Në fund, kur fëmija e gjen rrugën për të dalë, mund të lejohet ta kryej një veprim që e ka për zemër.
Inkurajoni fëmijën të flasë për emocionet e veta gjithashtu apo për situata ku i ka shprehur ato emocione, kjo vlen edhe për prindin.