Rezultati i pritur: Fëmija përdor shkopinjtë për të bartur sende të vogla.
Materialet dhe mjetet: sende/lodra të vogla, dy shkopinj dhe një enë/tas etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Mblidhen lodra/gjësende të vogla me forma të ndryshme dhe vendosen te vendi i lojës ku caktohet për të luajtur, dysheme apo tavolinë. Prindi apo kujdestari e demonstron kapjen e sendeve të vogla me dy shkopinj duke i vendosur më pas në një tas. Më pas, fëmija e provon vet për ta mbushur tasin me sende/lodra të vogla. Që ta ketë më të lehtë kapjen e shkopinjve, fëmija mund t’i lidh shkopinj me fije llastiku për gishtat e vet.