Cikli i fluturës

Materialet dhe mjetet:  Pjatë letre ose mund të preni një karton në formë të pjatës, laps, ngjitës i lëngshëm, gërshërë, degë të thata, ngjyra, letër.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot fëmija do të mësojë për ciklin e fluturës. Fillimisht e merrni pjatën e letrës dhe e ndani në katër pjesë me një laps të zi. Në secilën pjesë ju si prind bëni emërtimin e një cikli, vezët, larva, krimbi dhe flutura. Pastaj inkurajoni fëmijën që në secilën prej tyre të bëjë një punim i cili aplikohet për emërtimin e fazës në të cilën kalon flutura. Fëmija gjithashtu mund të inkurajohet që të vizatojë nëse nuk i pëlqen që të krijojë me materialet të cilat i ka përreth. Transformimi që bën flutura përmes cikleve mund të jetë një koncept abstrakt për fëmijën, prandaj diskutoni me të duke demonstruar, p.sh. veza, fëmijët e kësaj moshe e dinë se nga aty del zogu, kështu që në këtë rast kemi një formë tjetër të paraqitjes. Ndihmojeni fëmijën ta kuptojë ciklin e fluturës edhe duke ndjekur video në internet të cilat në një mënyrë shumë të thjeshtë e tregojnë se çfarë ndodh nga njëra fazë në tjetrën. Ju gjithashtu mund të dilni në natyrë dhe të mblidhni flutura. Fëmijët adhurojnë koleksionin e fluturave, apo edhe të ndonjë insekti tjetër që gjendet në kohën e aktivitetit në natyrë.

Sot ju mund të këndoni së bashku me fëmijën këngën “O buburrec”.