Bota është e madhe dhe plot me fëmijë

Materialet dhe mjetet: fletë A4 me ngjyra (apo e bardhë, ngjyra), laps, gërshërë, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën se si duket bota. Kush jeton në të? A janë të gjithë fëmijët e njëjtë? A janë të gjithë të barabartë? Nëse një fëmijë nuk ka lodra, çfarë do të bëje për të? A do ta kishe bërë shok/shoqe një fëmijë me ngjyrë? Po një fëmijë të varfër? Etj.

Disa letra me ngjyra të ndryshme merren dhe fëmija vendos dorën mbi letër duke e kopjuar dorën me laps. Pas kopjimit, fëmija pret me gërshërë formën e dorës në letër dhe me ndihmën e prindit apo kujdestarit/-es ligjor/-e në formë rrethi kapen me ngjitës duart me ngjyra të ndryshme. “Bota është e të gjithë fëmijëve. Të gjithë jemi të ndryshëm por të gjithë jemi të barabartë”. Këto thënie prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e i thekson duke i përsëritur edhe fëmija me qëllim që të kuptohet mesazhi dhe qëllimi i aktivitetit.

Kjo kurorë me duar mund të punohet edhe me duar duke i zhytur në pjata të cilat kanë ngjyra të ndryshme.