Biseda me veten

Materialet e nevojshme: Lapsa me ngjyra dhe letër.

Zhvillimi i aktivitetit: Biseda negative me veten është një shenjë e vetëbesimit të ulët. Ky aktivitet mund t’ju ndihmojë si prind ta identifikoni gjuhën të cilën fëmija mund të mos e dëshirojë prej jush. Ky aktivitet mund të ndihmojë në kalimin nga bisedat negative me veten në ato pozitive.

Bëni dy kolona në një fletë letre. Në njërën anë, shkruani  “Bisedë negative me veten” dhe në anën tjetër shkruani “Bisedë e mirë ose pozitive me veten”. Kërkojini fëmijës tuaj që t’i rendisë të gjitha deklaratat negative që bën për veten e vet nën kolonën e parë. Ju mund ta ndihmoni fëmijën duke shkruar apo duke i kërkuar fëmijës ta vizatojë sipas dëshirës.

Tjetra, kërkoni nga fëmija juaj t’i kthejë deklaratat negative në ato pozitive. Deklaratat duhet të jenë të qarta dhe specifike për talentet ose aftësitë e fëmijës suaj.

Ju mund të ndihmoni duke i dhënë fëmijës një shembull në fillim. P.sh.: “Unë përtoj të ngrihem herët në mëngjes”, ndërsa deklarata pozitive: “Mua më pëlqen të shëtis në mëngjes me biçikletë”.

Ky aktivitet duhet të fokusohet që të ndihmohet fëmija që edhe pse në moshë të vogël të përdorë sa më shumë mbiemra për të përshkruar veten. Lejoni të përshkruhen edhe gjëra të vogla të cilat janë argëtuese.

Në fund të diskutimit, fëmija mund të bëjë një lule me petale në të cilat vendos cilësitë e tij më të mira. Petalet i ngjyros me ngjyrat e preferuara.