Materialet e nevojshme: Tepsi, sheqer, laps dhe fletë e printuar me shkronjë.
Aktiviteti: Praktika e vazhdueshme në aspektin motorik, shërben për t’i ndihmuar fëmijëve në përgatitjen e aftësive motorike, zhvillimin e duarve dhe gishtërinjve. Printoni ose vizatoni në një fletë të bardhë, një formë (zemër, trekëndësh, rreth apo katror), apo edhe shkronjën e parë të emrit të fëmijës. Fëmija do të modelojë formën, duke e praktikuar në sheqerin i cili është vendosur në tepsi, me gishtin e tij të vogël. Pasi të arrije të bëjë modelimin e formës së caktuar përmes gishtërinjve, preferohet të mundohet pastaj edhe me laps-brushë të bëjë edhe njëherë formën e caktuar. Kështu fëmija do të krijojë skema të caktuara në mendjen e tij se si ndërtohet një vijë me vijën tjetër.
Do të jetë argëtuese dhe në të njëjtën kohë procesi i stimulimit të mirëfilltë është duke ndodhur në këtë aktivitet pasi që fëmija do të përjetojë fuqinë e shkak-pasojës.