Materialet e nevojshme. Një hamer, lapsa me ngjyra.  

Fillimisht uluni dhe diskutoni me fëmijën se çka dëshiron të bëhet kur të rritet. Mundohuni ta inkurajoni t’ju tregoj në mënyrën e vet se çka duhet të bëj për ta arritur atë që dëshiron. Pas bisedës kërkoni nga fëmija që në një hamer, fillimisht ta vizatojë vetën në këndin e hamerit dhe në të anën tjetër veten e vet ashtu siç e sheh në të ardhmen (nëse dëshiron të bëhet police, e vizaton veten si të tillë). Pastaj inkurajoni fëmijën që nëpërmjet një vije të lakuar t’i bashkojë këto dy pika. Diskutoni me fëmijën se çfarë do të duhet të ndodh që të mbërrijë aty ku dëshiron dhe vendosni përgjatë vijës (si në lojën mos u nxeh) fakte të ndryshme, p.sh., shkolla, pushimet, sporti. Nuk ka rëndësi nëse aktivitetet nuk janë të lidhura direkt me atë që dëshiron të bëhet. 

Mbasi keni vendosur aktivitetet të cilat mund të jenë vizatim apo edhe e shkruar, filloni dhe diskutoni me fëmijën se si dëshiron t’i organizojë apo realizojë ato. Ky aktivitet jo vetëm që ndihmon në kuptimin e shkrimit dhe leximit, por dhe në organizim dhe planifikim.