Bashko pikat e njëjta

Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, fllomastera apo ngjyra të drurit

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari numëron deri në dhjetë. Fëmija vizaton pika në pjesë të ndryshme të fletës A4. Kur prindi apo kujdestari përfundon numërimin deri në dhjetë, fëmija ndalon së vizatuari pika. Tani merret një ngjyrë tjetër dhe fëmija fillon të vizatojë posa prindi fillon të numërojë. Pika vizatohen aq sa fëmija dëshiron të përdorë ngjyrat e pëlqyera. Pasi të vizatojë me ngjyrat e përzgjedhura, fëmija duhet të lidhë me të njëjtë ngjyrë dy pika.

Loja mund të luhet duke përdorur edhe fleta me ngjyra duke i prerë ato në shirita dhe më pas shiriti me ngjyrën e caktuar lidh dy ngjyra të njëjta të rrathëve, duke krijuar kështu ura ylberi.