Arti ngjitës
Materiali dhe mjetet: letër, ngjitës, fleta ngjitëse, materiale dekoruese.
Zhvillimi i aktivitetit: Me ndihmën tuaj fëmija mund të bëhet shumë kreativ duke manipuluar me materiale të ndryshme. Ngjisni letrën në murin tuaj (anën ngjitëse nga jashtë) dhe jepini fëmijës tuaj fleta që t’i ngjesë në letër. Ju mund t’i preni letrat ngjitëse në forma si katrorë, trekëndësha dhe rrathë si dhe materiale të ndryshme. Inkurajojeni fëmijën që ato forma t’i vendosë në fletën e vendosur në mur. Nga zhvillimi, fëmijët duhet t’i ndajnë gjërat përpara se të mësojnë t’i bashkojnë gjërat, kështu që lini fëmijën tuaj të bëjë si të dojë me këtë aktivitet.