Materialet e nevojshme: Ngjyra temper, apo keqap dhe fleta të bardha dhe disa ngjyra
Aktiviteti: Nëse 40-këmbëshi është gjithmonë me 40 këmbë, kësaj radhe ta bëjmë me aq këmbë sa ne duam me ndihmën e ngjyrave dhe gishtave. Në pjesën ku është numri 4, fëmija duhet të përcjellë udhëzimin dhe me gisht të vizatojë 4 pika si pjesë e trupit të 40-këmbëshit. Ky aktivitet ka si qëllim që fëmijët të kuptojnë më qartë sasinë me numrat. Nuk mjafton që fëmijët t’i njohin vetëm në mënyrë mekanike numrat, të dinë dhe sasinë e tyre është shumë e rëndësishme.