Rezultati i pritur: Fëmija provon të gjejë objektin që mungon dhe nuk dorëzohet edhe nëse i duhet të provojë disa herë.
Materialet dhe mjetet: lodra apo objekte të vogla të ndryshme që gjenden në shtëpi, një tabaka dhe një peshqir apo pecetë enësh.
Zhvillimi i aktivitetit: Loja është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje. Mjafton të merren disa lodra të vogla apo gjësende të vogla që gjenden në shtëpi. Lodrat apo objektet vendosen në tabaka dhe kërkohet nga fëmija që t’ i hetojë objektet nga afër dhe të mbajë në kujtesë secilin prej objekteve përpara se të mbulohen me pecetë apo peshqir. Me dorën në peshqir merret një objekt/lodër duke e tërhequr që të shihet nga fëmija. Pas tërheqjes së lodrës/objektit, kërkohet nga fëmija të gjejë kush mungon. Në vazhdim të lojës mund të futen lodra/objekte të reja një nga një, por edhe rolet fëmijë/prind (kujdestar) duhet të ndërrohen.