Materialet e nevojshme. Për këtë aktivitet do t’ju duhet të gjeni ndonjë karrige të prishur, apo tavolinë. Ose mund të përdorni material druri të ndryshme që gjenden në mjedisin e shtëpisë

 

Ky është një nga profesionet më të vjetra por që me vitet ka filluar të zbehet, pasi janë fabrikat ato që i punojnë mobiljet tona. Për këtë fillimisht tregoni fëmijës suaj se ku i dërgonit mobiljet kur prisheshin në kohën e prindërve tuaj. Me pas mund të punoni se bashku me fëmijën në riparimin e ndonjë mobilje të vjetër. Në mungesë ju se bashku me fëmijën tuaj, mund të përdorni material të drurit për të bërë ndonjë kuti të vogël, që mund të shndërrohet në kuti kursimesh për fëmijën tuaj, ose mund të bëni një shkallë të vogël, apo çfarëdo që fëmija juaj mund të sugjerojë, ose ju si prind. Merrni kohen e duhur për ta përfunduar objektin e përzgjedhur . Aktiviteti mund të zgjasë edhe më shumë se një ditë. Nëse në qytetin apo fshatin tuaj ka ndonjë person të njohur i cili merret me zdrukthëtari apo punim druri do të ishte mirë ta vizitoni se bashku me fëmijën.