Materialet e nevojshme: Pjesa e mbetur e letrave të tualetit dhe folie të rrudhosura për të krijuar mikrofonin.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do ta krijoni një mikrofon së bashku me fëmijën tuaj, por ky mikrofon është një mikrofon magjik i cili ka një funksion ndryshe, ai që merr mikrofonin në dorë zëri i tij bëhet shumë i trashë apo shumë i hollë. Ideja kryesore e lojës është të jemi kreativ dhe ta ndryshojmë zërin në mënyrë të çuditshme sa herë që e kemi në dorë mikrofonin, ta tregojmë një përallë por përalla kur tregohet me zë shumë të hollë njëherë dhe herën tjetër me zë shumë të trashur, ndryshon shumë atmosferën në shtëpi me të qeshura. Kjo lojë ka shumë të qeshura dhe shumë dashuri brenda vetes, pasi fëmijët do të jenë shumë të qeshur kur zëri i prindërve do të ndryshojë me mikrofonin magjik, e po ashtu edhe ata do të mundohen ta ndryshojnë zërin në mikrofonin e tyre dhe kjo do ta nxisë shumë kujtesën e fëmijës.