Materialet e nevojshme: Kafshët lodër, apo fleta dhe lapsa për t’i vizatuar kafshët
Zhvillimi i aktivitetit: Kjo lojë ka për bazë zhvillimin e aftësive të komunikimit duke pasur parasysh që fëmijët në këtë moshë duhet ta kenë aftësinë e bashkëbisedimit dhe të komunikimit me të tjerët dhe po ashtu ta kenë aftësinë e prezantimit të një fenomeni të shkurtër.
Sot dhoma jonë është kopsht zoologjik dhe nëse nuk keni lodra kafshë, ju mjafton t’i vizatoni disa kafshë në mënyrë që këto kafshë t’i shpërndani nëpër dhomë.
Fëmija juaj do t’i shesë biletat e hyrjes në këtë kopsht zoologjik (të cilat do t’i prejë dhe t’i krijojë vet me idetë e veta dhe formën që dëshiron) dhe ju prindërit dhe familjarët do të jeni vizitorët e ri të këtij kopshti.
Kërkoni ndihmë nga fëmija juaj vazhdimisht duke e nxitur me pyetje, çka han kjo kafshë zakonisht?
Ku jeton kjo kafshë?
A i vjen nxehtë në verë?
Si mbrohet nga ftohti, duke e bërë sa më atraktive bisedën do ta nxitni komunikimin dhe të menduarit logjik te fëmija juaj.