Materialet e nevojshme: Pa materiale
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët në këtë moshë njohin emrat e objekteve dhe njohin tingujt me cilin tingull fillon objekti.
Kjo lojë ka për qëllim nxitjen e kuptimit më të saktë se me çfarë tingulli fillojnë objektet e shtëpisë.
Filloni duke kërkuar nga fëmija që brenda dhomës ta gjejë një objekt që fillon me shkronjën B, E, A apo çfarëdo objekti që keni para vetes. Filloni ju fillimisht duke i dhënë shembull fëmijës, unë do ta gjej një objekt në këtë dhomë që fillon me shkronjën T. Tavolina është me shkronjën T e gjeta, dhe tani fillo t’i gjej në dhomë diçka që fillon me shkronjën D.
Është mirë që në fillim ta thjeshtëzoni dhe ta tregoni me shumë lehtësi për fëmijën tuaj, por më pas duhet ta keni parasysh që të filloj fëmija ta luaj këtë lojë i pavarur. Më pas prisni edhe fëmija t’ju bëjë pyetje juve lidhur me shkronjat e objekteve që kanë në shtëpi dhe përfshini secilin anëtar në këtë lojë.