Materialet e nevojshme: Ngjitëse apo shalle për t’i formuar rrugët
Zhvillimi i aktivitetit: Në tokë me shalle apo ngjitëse formojmë rrugët sikur në foto, rrugë të drejta dhe rrugë të lakuara. Në anën tjetër kemi disa pyetje të kuizit, sa herë që përgjigjet saktë duhet të ecë në rrugën e drejtë 3 herë dhe kur gabon në përgjigjet e pyetjeve të radhës do të ecë tre herë në rrugët e lakuara. E lodhim mendjen për të mos e lodhur trupin dhe nëse nuk e gjejmë përgjigjen atëherë i lodhim këmbët.