Foleja e Zogut
Materialet dhe mjetet: Kashtë, gjethe, letra dhe ngjitëse.
Zhvillimi i aktivitetit: Stina e verës nuk do të ishte asnjëherë aq e bukur sa është nëse zogjtë nuk do të na vizitonin. Kështu që le t’iu tregojmë fëmijëve tanë se për të gjithë këtë mund që zogjtë e bëjnë duke na vizituar neve çdo vere, ne do t’iu dhurojmë atyre një shtëpi, e shtëpia e zogut është foleja.
Kështu ne mund të marrim kashtë, gjethe apo edhe drunjë të vegjël. Nëse e kemi të pamundur t’i gjejmë këto objekte, mund të përdorni edhe fleta të cilat i prisni si në foton më poshtë. Përdorni një enë të rrumbullakët ku filloni të vendosni materialin që keni zgjedhur për të ndërtuar folenë, teksa vendosni materialin kohë pas kohe shtoni ngjitës në mënyrë që ajo të ngjitet mirë në të gjitha pjesët, foleja duhet të qëndroj në enë rreth 30-40min. që të marrë formën dhe të ngjitet mirë.
Lejoni që fëmijët vetë të shprehin ide se çka dëshirojnë t’i shtojnë folesë në mënyrë që ata ta bëjnë një dhuratë sa më të bukur, mund edhe të vendosin ndonjë kartolinë duke shkruar një mesazh për zogjtë apo çdo gjë kreative dhe e veçantë që fëmijëve iu vjen në mendje. Me rëndësi është që fëmijët të kuptojnë që ajo çka zogjtë bëjnë për ne është për t’u falënderuar, e ne po zgjedhim një dhuratë për t’i falënderuar, le t’i lejojmë fëmijët edhe të shprehin ide të ndryshme se çka tjetër mund të dhurojmë për zogjtë.