Mrekullitë e Kosovës
Materialet dhe mjetet: lapsa me ngjyra, ngjitës dhe gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do te diskutoni me fëmijën tuaj se si të punoj vagonin me mrekullitë e Kosovës. Pyeteni fëmijën se cilat kanë qenë vendet që i kanë pëlqyer më së shumti kur kane vizituar qytete të ndryshme. Fëmija mund të zgjedh edhe ndonjë vend të lodrave, dhe është në rregull. Ndihmojeni fëmijën me ndonjë nga kujtimet tuaja të fëmijërisë. Mbasi t’i keni diskutuar, inkurajoni fëmijën që t’i vizatojë në vagon apo edhe në një letër të bardhë, t’i ngjyrosë dhe pastaj t’i ngjisë në vagonin e Mrekullive të Kosovës.