Toka jonë

Materialet dhe mjetet: Një hartë e globit, ndonjë libër gjeografie ku tregohet toka, apo një glob. Një top, letër apo tekstil i bardhë, marker apo laps me ngjyre të kaltër, pambuk, ngjitës si dhe disa monedha hekuri.

Zhvillimi i aktivitetit: Fillimisht tregoni fëmijës rreth tokës përmes ndonjë libri, atllasi apo edhe duke përdorur video nga Youtube. Diskutoni me fëmijën se çfarë forme ka toka dhe nga se është e ndërtuar ajo. Sigurisht që fëmija mund të bëjë pyetje të cilat mund të mos dini t’u përgjigjeni. Është në rregull, tregojini që së bashku do të gjeni përgjigje në aktivitetin që do të bëni së bashku. Pastaj inkurajoni fëmijën që të ndërtojë planetin tokë me ndihmën e topit. E mbështjell topin me letër të bardhë ose me tekstil, dhe pastaj fëmija sipas dëshirës le të ngjyrosë me ngjyrë të kaltër pjesë të ndryshme të tokës. Shpjegoni që në dy polet e tokës ka gjithmonë borë dhe fëmija duhet të ngjisë pambuk. Me ndihmën e monedhave ju mund të specifikoni vende të ndryshme, ndërsa një monedhë e ruani për ta identifikuar Kosovën. Pyeteni fëmijën se cilat shtete i njeh dhe për secilin shtet le të ngjisë një monedhë në glob. Diskutoni me të se çfarë di më shumë për atë shtet, ndërkohe që dhe ju e ndihmoni me njohuritë tuaja.

Ky aktivitet mund të bëhet edhe me hartën e globit si në figurën bashkëngjitur këtij aktiviteti.

Ju lutemi bëni një fotografi të globit të krijuar dhe postojeni në platformën  edukimiihershem-rks.net