Mozaiku i tokës

Materialet dhe mjetet: gurë, gjethe, lule, boça pishash, shkopinj, lëvore druri.

Në aktivitetin e sotëm, prindi dhe fëmija do të dalin në natyrë. Para aktivitetit, prindi e informon fëmijën që do të ndërtojnë mozaikun e tokës me gjësende nga toka, ku sa më shumë që do të mbledhin, aq më i plotë dhe më interesant do të dalë. Vendosni me fëmijën se në çfarë forme e dëshiron, rreth apo katror, apo ndonjë formë tjetër të preferuar të fëmijës. Prindi lejon fëmijën që të eksplorojë mjedisin përreth së bashku. Koleksionimi i materialeve duhet të shoqërohet me pyetje rreth formës dhe materialit të cilin e kanë objektet e ndryshme. P.sh. çfarë ngjyra dhe materie kanë gurët, pastaj kur hasni në gjethe apo lule, çfarë forme dhe çfarë ngjyre kanë ato. Në natyrë mund të përzgjidhni edhe boça pishash, shkopinj etj.

Pasi t’i keni mbledhur, ktheheni tek vendi ku keni përgatitur formën e mozaikut dhe lejoni fëmijën ta ndërtojë sipas imagjinatës së tij/saj.

Ju lutemi bëni një fotografi të globit të krijuar dhe postojeni në platformën edukimiihershem-rks.net.