Lagjja ime
Materialet dhe mjetet: shirit ngjitës, makina lodër dhe objekte të tjera.
Zhvillimi i aktivitetit: Në një tavolinë apo dysheme me anë të shiritit ngjitës formoni “lagjen” në të cilën banoni. Mblidhni makina dhe lodra të tjera për ta krijuar lagjen. Mund të përdorni edhe materiale ricikluese në vend të lodrave. P.sh në një rrollne tualeti mund të vizatoni dritaret dhe atë te përdorni si shtëpi apo banesë. Përdorni letër apo fije peri të gjelbër për të simbolizuar parkun apo oborrin. Thjesht vendosni materiale të ndryshme në dispozicion dhe lejojeni fëmijën të krijojë lojën sipas imagjinatës së tij. Mësojani frazën “lagjja ime” dhe le të mësojë se ku banon, si quhet lagjja, qyteti apo fshati.
Në fund të lojës lejojeni fëmijën që të heqë vetë shiritin e ngjitësit në mënyrë që t’i ushtrojë muskujt e vegjës të dorës.