Milingona prej çorapeje
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju mjaftojnë dy çorape me ngjyra të ndryshme, pambuk, pe ose llastik dhe marker për t’i vizatuar sytë.
Uleni fëmijën afër vetes dhe sikur në figurën në foto bëni dy milingona prej çorapeve. Nëse fëmija është më i madh lejojeni t’ju ndihmojë: të fusë pambukun tek çorapja, të rrotullojë perin për të bërë trupin e milingonës. Më pas, lejojeni të luajë me të- ta fusë në gojë, të manipulojë, ta tërheqë e të luajë me milingonën ashtu siç do vetë.