Piktura ime në borë
Materialet dhe mjetet: ngjyra uji, brushë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti zhvillohet jashtë. Në bazë të mundësive që janë jashtë, përzgjidhet vendi apo hapësira ku mund të pikturohet ideja e fëmijës. Flisni me fëmijën se çfarë dëshiron të pikturojë dhe kërkoni të gjejë hapësirën e duhur. Bisedoni duke e pyetur: A është hapësira e duhur për të pikturuar aty? Për çfarë arsye të pëlqen të pikturosh aty? etj. Sipas mundësive, ftoni vizitorë apo vendosni një tabelë me shkrimin Pikturë nga “Elona”.
Në mungesë të hapësirës jashtë, aktiviteti mund të zhvillohet në kushte shtëpie.