Baba viti ka 12 nipër

Materialet dhe mjetet: pjatë letre apo karton, fleta me ngjyra, fotografi me karakteristika të muajve, kapëse rrobash, gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Sipas dëshirës mund të fillohet aktiviteti me një gjëegjëzë “Është ç’na është një babagjysh / ka tri vajza dhe një djalë / me 12 nipër edhe mbesa / e hedh vallen dalëngadalë” (pranvera, vera, vjeshta dhe dimri). Pasi të gjendet zgjidhja e gjëegjëzës, bisedoni me fëmijën se nga sa muaj mund t’i ketë një stinë duke marrë kapak të shisheve dhe ngjyrat e drurit. Kapakët e shisheve janë stinët, e ngjyrat e drurit janë muajt e stinëve. Në fillim në çdo kapak vendoset nga një ngjyrë, e pastaj përsëritet deri në vendosjen e ngjyrës së fundit për të kuptuar se çdo stinë ka nga tre muaj.
Merret pjata e letrës apo një letër kartoni prehet në madhësinë e pjatës. Merren katër letra me ngjyra të ndryshme dhe palosen secila veç e veç në madhësinë e ¼ të pjatës së letrës.

Me udhëzimet e prindit apo kujdestari/-ja ligjor/-et/-es ligjor/-e kërkohen fotografi apo bëhen vizatime sipas karakteristikave të muajve. Prehen dhe ngjiten në kapëset e rrobave, dhe më pas ngjiten tek stina që i përkasin. Pasi të vendosen te stina përkatëse, prindi i thotë muajt e stinës sipas radhës dhe fëmija mundohet t’i rendisë sipas kërkesës së prindit. Në fund mund të vendoset një akrep dhe të emërtohen muajt në radhë.

 

Shkarkoni fletoren e punës KËTU.