Mesazhi magjik
Materialet dhe mjetet: Për këtë aktivitet na duhen një gjysmë limoni, një brushë (në mungesë të brushës, mund të përdoren edhe disa letra të bardha). Për këtë aktivitet nevojitet edhe hekuri i hekurosjes i cili do të përdoret nga prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e.
Zhvillimi i aktivitetit: Për këtë aktivitet fëmija do të shtrydhë limonin në një gotë dhe do të përdorë brushën për të vizatuar dy apo tre gjëra të thjeshta në letrën e bardhë. Sigurisht që këto vizatime mund të jenë një shkronjë, numër, formë apo çfarëdo tjetër që fëmija dëshiron. E lëmë letrën që të thahet. Ndërkohë fëmija e stimulon prindin që të qëlloj se çfarë ka shkruar apo vizatuar në letër. Fëmija e ndihmon prindin me ndonjë informatë të thjeshtë. Kur letra është tharë, prindi duhet të zbuloj mesazhin përmes vendosjes së hekurit të nxehtë sipër letrës së tharë. Pastaj ndërrohen rolet. Prindi vizaton dhe fëmiu duhet tja qëlloj. Ky aktivitet mund të përsëritet disa herë, dhe mund të përfshihen edhe më shumë anëtarë së bashku. Kur fëmija ja qëllon, prindi duhet ta shpërblejë, me një përqafim, lavdërim apo gjest që i pëlqen fëmijës.