Mikrobet janë të vogla
Materialet dhe mjetet: Pjata të sheshta apo pjata plastike, sapun të lëngshëm duarsh, piper (apo ndonjë erëz e grirë).
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e bashkëbisedon me fëmijën. Çka janë mikrobet? Ku gjinden ato? A mund të shihen me sy? Çfarë na shkaktojnë mikrobet? etj.
Në pjatë hidhet ujë, më pas hidhet pak piper i zi – që do të quhen “mikrobe”. Nga fëmija kërkohet të futë gishtin në pjatën me “mikrobe”. Pyeteni fëmijën se si reaguan “mikrobet” kur e futi gishtin në pjatën me “mikrobe”? (“Mikrobet” u ngjitën për gishti).
Kërkoni fëmijës të futë gishtin në tabllën me sapun të lëngshëm dhe më pas të futë gishtin në pjatën me “mikrobe”. Pyeteni: si reaguan “mikrobet” nga sapuni?
Sipas dëshirës, fëmijës mund t’i lexohet poezia “Mikrobet” Vëz-të gishtin te buza/ vëz-të pastaj në fletë./ ç’bënë kështu Kozetë./ Mos ka gjë mikrobe xhan revista jote/ e t’sulen si bletë?/ Dhëmbi aq i urtë/ dhëmbi aq i bardhë/ dhëmbi si kristal;/ shtrohet në spital/.