Higjiena përmes lojës
Zhvillimi i aktivitetit: Sot, vendosni në një kuti me kapak disa lodra dhe materiale të higjienës për fëmijët, të tilla si: peshqir, furçë dhëmbësh, shampon, fjongo për t’i lidhur flokët, lodra me të cilat fëmija luan kur bën dush, etj. Në kapakun e kutisë hapni një vrimë dhe fëmija fut dorën për ta marrë një objekt. Pasi e merr, ju e përgëzoni dhe i tregoni me gjeste për çfarë shërben.
Ju mund ta bëni të njëjtën lojë edhe duke i ngjitur objektet e tilla në mur me ngjitës dhe fëmija përpiqet që ta heqë ngjitësin për ta gjetur objektin.